Ish presidenti i Parmës: Shqiptari më mashtroi

Sporti

Ish presidenti i Parmës: Shqiptari më mashtroi

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 11:01

Kanë filluar kërcënimet për ish-presidentin e Parmës, pasi klubi emilian ndodhet në një kaos të vërtetë.

Së fundmi përballë shtëpisë së tij është parë një mbishkrim “Ghirardi i vdekur”, dhe kjo nuk i ka ardhur aspak mirë ish-presidentit të klubit italian, i cili nuk ndihet i sigurt për vetveten dhe familjen e tij.

Ghirardi ka folur për ‘La Gazzetta dello Sport’, ku ka thënë se shqiptari Rezart Taçi e ka mashtruar.

“Nuk e imagjinoja që do të përfundonte në këtë mënyrë, vuaj kurë e shoh Parmën të katandisur kështu. E vërteta është kjo: kisha shlyer të gjithë detyrimet por vendosa ta shes shoqërinë për shkak të mungesës së licencës nga UEFA”
“Më kontaktuan disa profesionistë të rëndësishëm në emër të Rezart Taçit, një biznesmen shqiptar, llogaria e të cilit shkonte mbi 1 miliard euro. Njihej në ambientin futbollistik për afrimitetin me Milanin dhe Real Madridin dhe për miqësoret me këto skuadra".

“10 milionë për mua, 19 milionë për pagat e lojtarëve dhe 78 milionë debitorëve, kjo ishte marrëveshja”.

“Në praktikë mua nuk mi dha 10 milionët e parashikuar, por takoi përfaqësues sindikatash dhe presidentë industrish, bëri premtime. Lëvizjet e tij të para më hutuan, pasi arriti të blinte Rodriguez, Varela, Nocerino dhe Lilën. I kërkoj falje tifozëve pasi mendoja se e kisha lënë klubin në duar të sigurta, por sot nuk do e bëja diçka të tillë. Ndihem i tradhtuar nga Taçi dhe për këtë arsye kërkoj dëmshpërblim për mos respektimin e kontratës", ka thënë Tommaso Ghirardi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat