Shqiptari Gjergjaj fiton, i afrohet Klitschkos

Sporti

Shqiptari Gjergjaj fiton, i afrohet Klitschkos

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 23:41

Arnold Gjergjaj e ka fituar duelin kundër Zolatan Csalas.

Boksieri i suksesshëm nga Kosova, Arnold Gjergjaj, ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist.

Boksieri i kategorisë së rëndë sonte triumfoi në Zvicër përballë kundërshtarit nga Hungaria, Zoltan Csala.

Gjergjaj i njohur si ‘The Cobra’ fitoi në një duel interesant pas 8 raundesh, me vendim unanim të gjyqtarëve (78:74 / 79:73 / 79:73).

Kjo fitore e afron edhe më shumë Gjergjajn drejt ëndrrës së tij, që të duelojë kundër Wladimir Klitschkos për titullin botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat