Vëllezërit Ajeti: Gjuhën shqipe na mësuan prindërit

Sporti

Vëllezërit Ajeti: Gjuhën shqipe na mësuan prindërit

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 23:26

Janë tre vëllezër dhe të tre janë futbollistë të suksesshëm. Bëhet fjalë për vëllezërit Ajeti të cilët me plot sukses janë duke bërë karrierë në Zvicërr.

Por ajo cfarë është për të u krenuar,është edhe gjuha shqipe që e flasin rrjedhëshëm edhe pse janë rritur në shtetin helvetik.

Dhe për këtë temë kemi biseduar edhe me vëllaun e vogël të familjes Ajeti,Adonisin,i cili është krenar për gjuhën që flet dhe për prejardhjen.

“Gjuhën shqipe na i kanë mësuare prindërit.Babi e nëna gjithnjë na kanë folur shqip dhe jemi rritur me gjuhën shqipe në shtëpi.Edhe pse jetojmë në Zvicërr,në shtëpi gjithnjë flasim shqip.” tha Adonisi për mediat në vend.

Gjithashtu Adonisi ka bërë edhe një hap të madhë në karrierë,pasi para dy dite ka nënshkruar me kompaninë menaxhuese ‘Sport Total’,e cila menaxhon edhe yjet gjermane Reus, Gotze e Kross.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat