Kolni viktima e radhes e Bayernit

Sporti

Kolni viktima e radhes e Bayernit

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:35

Bayern Munich ka shënuar një fitore të re në kuadër të Bundesligës. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola mposhti Kolnin në Allianz Arena me rezultat 4:1.

Bayern Munich nuk lejoi befasi. Gjiganti bavarez shënoi fitore ndaj Kolnit në Allianz Arena me rezultat 4:1.

Me nga dy gol në secilën pjesë të lojës, Bayerni e përforcoi pozitën e parë në tabelë. Bastian Schweinsteiger kaloi vendasit në epërsi herët në minutën e 3-të, kurse Franck Ribery e dyfishoi atë vetëm disa minuta më vonë.

Por, Ujah realizoi në çastet e fundit duke rikthyer në lojë Kolnin.

Megjithatë, pas intervalit Bayerni shënoi edhe dy herë të tjera me Arjen Robben dhe Robert Lewandowski duke e blinduar fitoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat