Lucas jashtë fushave për katër javë

Sporti

Lucas jashtë fushave për katër javë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:00

Mesfushori i PSG-së, Lucas Moura, do të qëndrojë jashtë fushave për katër javë për shkak të një lëndimi.
Kampioni i Francës ka marrë një lajm të keq sot, pasi anësori i tyre brazilian është dashur t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në propone.

Lucas e lëndoi muskulin e proponit në barazimin 2-2 ndaj Caenit dy javë më parë dhe ka munguar që atëherë. Braziliani ka qenë në formë të mirë këtë sezon duke shënuar shtatë gola në 24 paraqitje.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe profili i klubit në Twitter. “Lucas i nënshtrohet operacionit në propone, do të mungojë së paku katër javë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat