Sfida e shumëpritur në Bundesliga I

Sporti

Sfida e shumëpritur në Bundesliga I

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 16:49

Dortmund-Schalke 04, një sfidë e shumëpritur nga tifozët gjerman. Futbollistët e Dortmundit kërkojnë nesër (në orën 15.30) të vazhdojnë serinë e fitoreve në Bundesliga I. Verdhezinjtë në tri ndeshjet e fundit kanë po aq fitore, ku mundën në udhëtim me 3:0 Freiburgun, pastaj si vendas me 4:2 Mainzin dhe si mysafir me 3:2 Stuttgartin.

Trajnerin Jurgen Klopp e pret sprovë e vështirë, pasi që me Schalken nuk kanë traditë të mirë të rezultateve në ‘Signal Iduna Park’. Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë spektakolare për vetë rivalitetin që ekziston mes dy klubeve por mbi të gjitha mes dy tifozerive. Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt mendon se do t’ia ndërlikojë shumë punën verdhezinjëve.

“Mua personalisht nuk më ka befasuar aspak rikthimi i Dortmundit te rezultatet pozitive radhazi në Bundesligë. Ajo që të gjithë prisnin tashmë po ndodh. Dortmundi në këtë moment është një skuadër shumë më e qëndrueshme. Të gjithë e dimë që ata kanë në ekip lojtarë të shkëlqyer. Por pavarësisht të gjitha këtyre që sapo deklarova unë mendoj se Schalke i ka mundësitë për të marrë një rezultat të favorshëm në këtë sfidë. Ne nuk duhet të lejojmë që ata të shfrytëzojnë pikat e tyre të forta.

Nëse e arrimë diçka të tillë dhe ndalim lojtarët më të mirë të Dortmundit, jam i sigurt se do ta fitojmë derbin e Ruhrit”, ka thënë Held. Pas 22 jave, SChalke është në vend të katërt me 35 pikë dhe 10 më shumë se Dortmundi që pozicionohet i 12-ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat