Interi kompleton transferimin e Dias Felipe

Sporti

Interi kompleton transferimin e Dias Felipe

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 16:31

Inter edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Parmës, Dias Felipe, si transferim të lirë.

Mbrojtësi brazilian shkëputi kontratën me klubin dhe ishte stërvitur me Nerazzurrët gjatë disa javëve.

U mendua se nënshkrimi i tij do të varej nga progresi i Interit në Europa League, dhe pas fitores së mbrëmshme 1-0 ndaj Celtic, klubi konfirmoi edhe nënshkrimin me të.

“FC Internazionale është e kënaqure të zbulojë nënshkrimin me Felipe Dias da Silva Dal Belo”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

“Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2015 dhe do të mbajë fanellën me numrin 26”, shkruhet më tej në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat