Drita e fillon furishëm

Sporti

Drita e fillon furishëm

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 15:21

Skuadra e Dritës nga Gjilani e filloi pranverën me këmbë të mbarë dhe paralajmëron se do të jetë sa më lartë në renditjen e klasifikimit në Raiffeisen Superligë. Drita para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:2 kundër Trepçës ’89 nga Mitrovica, në takimin e javës së 17-të të elitës së futbollit.

Një ndeshje e bukur e me pesë gola që kënaqi të pranishmit në stadiumin në Gjilan. Një fitore e madhe e Dritës, e cila ngjitet në vend të tetë me 20 pikë, kurse Trepça është katërta me 25 pikë të mbledhura. Një ndeshje më shumë raste por vendasit ishin më efikas dhe ia dolën të fillojnë me pikë të plota. Mitrovicasit humbën një penallti të fituar në pjesën e parë nga Berat Hyseni, pasi Ibrahim Peci nuk qe i saktë, ngase gjuajtjen e tij e ndali portieri Artan Latifi. Armend Kastrati nga një largësi shënoi gol dhe për epërsinë 1:0 në minutën 9-të.

Në fund të pjesës së parë, Alban Shillova ngriti epërsinë në 2:0, për të ngushtuar në 2:1 Berat Hyseni në minutën e 53-të. Mensur Limani me stilin e tij shënoi për 3:1 në minutën e 67-të dhe pas katër minutave Taulant Haliti shënoi autogol për mysafirët dhe 3:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat