Anulohet gara e skijimit

Sporti

Anulohet gara e skijimit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 14:35

Mjegulla e madhe ishte arsye që u shty gara në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e botës për femra, e paraparë që të mbahet sot në Qendrën e Skive në Bansko të Bullgarisë. Me gjithë përpjekjet e organizatorëve që gara të zhvillohet, ishte e pamundur, ngase mjegulla ishte aq e dendur sa nuk kishte kushte dhe kjo garë është përcaktuar për nesër nga ora 10.15. Tina Maze nga Sllovenia prin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, e cila është para Anna Fenningerit të Austrisë (901) dhe amerikanes Mikaela Shiffrin (750).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat