Shaqiri e Interi përplasen me gjermanët

Sporti

Shaqiri e Interi përplasen me gjermanët

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:35

Skuadra gjermane, Wolfsburg, po tregohet gjithnjë e më e fortë e cila ka eliminuar skuadrën e fortë portugeze, Sportingun dhe është kualifikuar në të tetën e finales së Europa League. Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri me skuadrën e tij, Interi, do të takohen me Wolfsburg-un. Një ndeshje e vështirë për zikaltrit që shpresojnë se mund ta kalojnë këtë rreth. Ndeshjet e para zhvillohen me 12 mars, ndërsa ato të kthimit pas një jave përkatësisht me 19 mars. Ja përballjet: Everton – Dynamo ( K), Dnipro-Ajax, Zenit-Torino, Wolfsburg – Inter, Villarreal – Sevilla, Napoli – Dinamo (M), Brugge – Besiktas dhe Fiorentina-Roma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat