Mesazh i hatashëm i Shaqirit

Sporti

Mesazh i hatashëm i Shaqirit

Nga: K.Goca Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 11:40

Xherdan Shaqiri ka festuar kualifikimin e Interit në të tetën e finales së Europa League. Futbollisti shqiptar, ndryshe është anëtar i kombëtares së Zvicrës, i cili ishte prej më të mirëve në fushë në fitoren me rezultat 1:0 kundër Celtic nga Skocia dhe me rezultat përgjithshëm 4:3 u kualifikuan, pasi sfida e parë në Glasgou pati përfunduar 3:3. Interi fitoi me golin e Guarin në minutën e 88-të, ndërsa Shaqiri në Twitter ka shkruar një mesazh të hatashëm. “Provë e madhe e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Duhet të vazhdojmë kështu. –ForzaInter”, shkruan Shaqiri në rrjetin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat