Ramos: Spanja ka kaluar momente fantastike

Sporti

Ramos: Spanja ka kaluar momente fantastike

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 00:40

Më një grup lojtarësh fantastik sipas Ramos, kombetarja iberike arriti të triumfojë dy herë në europjan dhe në Kupën e Botës.

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos pohoi në një intervistë të dhënë për FIFA.com se kombëtarja Spanjolle e ka kaluar tashmë momentin më të mirë në histori. Më një grup lojtarësh fantastik sipas Ramos, kombetarja iberike arriti të triumfojë dy herë në Europian dhe në Kupën e Botës.

''Spanja kaloi një moment unik me një grup futbollistësh fantastik. Ajo kombëtare bëri një popull të tërë të besonte dhe falë këtij besimi u arritën gjëra të mëdha. Momentet fantastike të dy europianëve dhe Kupës së Botes janë të pa përsëritshme''.

Sa i përket vitit fantastik që mbrojtësi pati në 2014 duke shënuar dhe gola të bukur por dhe mjaft të rëndësishëm, Sergio shtoi:

''Golat? Më vjen keq që iu vihet kaq shumë rëndësi golave dhe mbrojtjes aspak. Gjithsesi e kuptoj mjaft mirë që ky sport varet nga golat dhe sa iu përket atyre të shënuar nga ana ime jam tepër i kënaqur. Vitin 2014 e cilësoi si vitin e përmbushjes së objektivave. Kalova 10 sezone tek Reali dhe La Decima me mungonte shumë ndaj ngritja e trofeut të Championsit përbën një nga momentet më të bukur të karrierës sime''.

Në vijim Ramos foli dhe për kampionen aktuale të botës, Gjermaninë që e cilësoi si një kombëtare plot kualitete që ka ende shumë për t'i dhënë futbollit.

''Me meritë të plotë ky ishte botërori i Gjermanisë. Ata kishin vite që ndaleshin në gjysmëfinale dhe këtë botëror me një filozofi të re loje triumfuan. Kanë lojtarë mjaft të mirë me një të ardhme që premton shumë, pikërisht falë tyre loja dhe taktika që praktikojnë ka sukses''.

Mbrojtësi nuk i kurseu elozhet dhe për trajnerin aktual tek Reali i Madridit, Carlo Ancelottin. Ramos tregoi se fakti qe italiani ka qenë në të shkuarën futbollist bën që të kuptohen më mirë mes tyre.

''Ancelotti është fantastik. Padyshim është trajneri më i mirë që kam patur ndonjëherë . Ai ka luajtur futboll vet dhe e kupton mjaft mirë kur një futbollist është i lodhur fizikisht ose psikologjikisht. Mundohet gjithmonë të na këshilloje për mirë dhe mendoj se është personi i duhur për të drejtuar këtë klub legjendar''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat