Ron Dennis: Alonso do të garojë në Melburn

Sporti

Ron Dennis: Alonso do të garojë në Melburn

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 23:57

Ron Dennis duket i ka të qarta idete mbi aksidentin e Fernando Alonso-s në Montmelo.

"Nuk ishte nje shkarkim elektrik apo problem mekanik ne makine. Alonso mbeti pak caste pa ndjenja pas perplasjes por tani nuk shoh asnje aresye pse te mos garoje ne Melburn". Ron Dennis duket i ka te qarta idete mbi aksidentin e Fernando Alonso-s ne Montmelo. Por serish ai pranon se fjalen e fundit e thone mjeket dhe jo drejtuesi i skuadres angleze.

Mirepo njeriu i pare ne Woking konfirmon se piloti nuk pesoi komocion cerebral edhe pse shenjat e para ishin te tilla. Madje humbja e memories dhe ndjenjave ne castet e para ishin rezultat i goditjeve qe pesoi kaska e pilotit ne anet e kabines. Anetaret e nderhyrjes se shpejte gjithashtu konfirmuan ne momentet e para se piloti kishte nevoje per asistence.

Deklarata keto qe kundershtojne fjalet e agjentit Luis Garcia Abad qe thoshte se Alonso ishte gjate tere kohes koshient. Ron Dennis gjithsesi nuk tregoi shume per incidentin kur tha se dalja mund ti faturohej edhe rrymave te eres. Punedhenesi anglez eshte bindur se fizikisht punemarresi spanjoll eshte ne rregull por ne spital ka qendruar per sqarimet e fundit ne raste te tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat