Roma eliminon Feyenoordin

Sporti

Roma eliminon Feyenoordin

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 23:48

Roma fitoi në udhëtim te Feyenoord me rezultat 2:1 dhe u kualifikua në rrethin tjetër në Europa League. Dueli u ndërpre përkohësisht, por në fund fitorja u takoi Giallorossëve.
Roma ia doli, skuadra italiane fitoi në udhëtim te Feyenoord me rezultat 2:1, dhe u kualifikua tutje në Europa League.
Pas barazimit 1:1 në Olimpico, Giallorossët ishin të detyruar të luanin dukshëm më mirë në Holandë dhe ndodhi kështu. Adem Ljajic kaloi mysafirët në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë.
Kurse, në minutën e 55-të, Feyenoord mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Mitchell te Vrede.
Me këtë rast ndodhi një ndërprerje e ndeshjes për shkak të hudhjes së gjësendeve nga tribunat.
Pas vazhdimit, Elvis Manu barazoi rezultatin, por vetëm disa minuta më vonë Gervinho riktheu avantazhin e Romës, me çka edhe siguroi kualifikimin tutje për skuadrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat