Dyshime trukimesh në Gjermani

Sporti

Dyshime trukimesh në Gjermani

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 23:34

Për momentin alarmi nuk përfshin ligat e mëdha, por një ekip të kategorisë së katërt.

Trukime të reja në futbollin gjerman? Mesa duket po. Sipas asaj që raporton Bild, Prokuroria e Bochumit ka nisur një hetim për të zbuluar nëse "Mafia" e futbollit po godet dhe mes klubeve të këtij vendi, vetëm se për momentin alarmi nuk përfshin ligat e mëdha, por një ekip të kategorisë së katërt. Ditët e fundit DFB ëshë sinjalizuar nga Sportradar për hetimin e një miqësore të ekipit të Babelsberg, që luan aktualisht në kategorinë e katërt dhe duke qenë se në Gjermani i marrin seriozisht këto çështje, prokurori i Bochumit, Bernd Bieniossek ka dalë me një deklaratë për mediat duke theksuar se kjo cështje po shqyrtohet nga institucioni i drejtësisë.

Në fakt takimi i përfolur si i trukuar është luajtur më datë 28 janar mes Babbalsberg dhe skuadrës së kategorisë së dytë polake, Swinoujscie, dhe është mbyllur me rezultatin 4-2 për gjermanët. Pjesa e parë në fakt u mbyll me rezultatin 0-1 por në pjesën e dytë Sport Radar raportoi se pati një fluks të madh bastesh për kthimin e rezultatit nga ana e klubit gjerman dhe për faktin se skuadra polake do të pësonte minimalisht 3 gola. Në pjesën e dytë trajneri i polakëve kreu në total 6 zëvendësime, duke hedhur në fushë 6 futbollistë që ishin në provë, 4 rumunë dhe 2 moldavë, të cilët në fakt pas kësaj sfide nuk firmosën me ekipin e kategorisë së dytë. Ndërkohë që drejtori sportiv i Babbelsberg, Almedin Civa theksoi se skuadra e tij bëri një ndeshje normale dhe golat e realizuar ishin shumë të bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat