Xhaka shënoi e skuqet! Shaqiri e Interi ecin përpara

Sporti

Xhaka shënoi e skuqet! Shaqiri e Interi ecin përpara

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 20:58

Granit Xhaka bëri lojë brilante por me skuadrën e tij, Moenchengladbach, u eliminuan në të 16-ën e finales së Europa League. Futbollisti nga Kosova luajti titullar, shënoi gol dhe është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve. Moenchengladbach para shikusve të vet pësoi humbje me rezultat 3:2 nga fituesi i kësaj gare në edicionin e kaluar, Sevilla, si dhe edhe humbja në Spanjë me 1:0 e ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Një atmosferë e zjarrtë sportive në Moenchengladbach, mbi 46 mijë shikues u kënaqën me lojë e pesë gola. Në minutën e 8-të, Strabzl shënoi autogol dhe 0:1 për Sevillën. Një veprim shkollor i skuadrës gjermane, Herrmann pason deri të Xhaka, ky nga rreth 13-14 metra me gjuajtje sa të fortë aq edhe të saktë e mposhti portierin mysafir, Rico, 1:1. Mysafirët ishin shumë të rrezikshme dhe në minutën e 26-të, një aksion i shpejt rezultoi me gol.

Vitolo këmbëshpejt dhe i pandalshëm për mbrojtjen vendase, futet në 16-sh dhe me gjuajtje të fortë realizoi për 1:2. Në minutën e 29-të, Moenchengladbach barazoi rezultatin 2:2 me golin e Hazard. Kampioni i Europa League përfitoi në pjesën e dytë sidomos nga minutë e 69-të, kur vendasit mbeten në lojë me një lojtar më pak. Xhaka është ndëshkuar me karton të kuq, i dyti i verdhë dhe Moenchengladbach-ut iu vështirësuan edhe më shumë punët.

Sevilla e vulosi fatin e sfidës kur realizoi Vitolo për fitoren 2:3 në minutën e 79-të. Interi shënoi fitore të madhe me rezultat 1:0 kundër ekipit skocez, Celtic. Guarin në minutën e 88-të shënoi eurogol nga rreth 20 metra, duke mos lënë as mundësi portierin që ta prekë topin. Xherdan Shaqiri me zemër të madhe me bashkëlojtarë bënë lojë të mirë, sulmuan vazhdimisht në portën mysafire. Van Dijk në minutën e 37-të u përjashtua nga loja me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe kësisoj mysafirët ishin me një lojtar më pak plotë 53 minuta. Interi me rezultat të përgjithshëm 4:3 është kualifikuar më tutje, pasi në sfidën e parë në Glasgou barazoi 3:3.

Besnik Hasi, kryetrajner i Anderlecht-it, kampion i Belgjikës, pa dyshim se ishin të pafat, ku në Moskë pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Dinamo. Në takimin e parë Anderlecht (në shtëpi) pati barazuar 0:0 dhe janë eliminuar nga kjo garë.

Shqiptari Valon Berisha luajti nga minuta e 84-të për Salzburgun, e cila humbi si vendas 3:1 nga Villareali, andaj edhe në takimin e parë qe mundur me 2:1, kështu që me rezultat të përgjithshëm 5:2 janë eliminuar.

Rezultatet
M.gladbach-Sevilla 2:3 (0:1)
Salzburg-Villarreal 1:3 (1:2)
Legia-Ajax 0:3 (0:1)
Inter-Celtic 1:0 (3:3)
Besiktas-Liverpool 5:4 me penallti - 1:0 (0:1)
Fiorentina-Tottenham 2:0 (1:1)
Dinamo (K)-Guingamp 3:1 (1:2)
Dinamo (M)-Anderlecht 3:1 (0:0)
Zenit-PSV 3:0 (1:0)
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat