Mimoza tregon pse e zgjodhi bashkëshortin amerikan

Sporti

Mimoza tregon pse e zgjodhi bashkëshortin amerikan

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 13:48

Mimoza Xhemaili, katër herë hendbollistja më e mirë e shpallur në Kosovë pas luftës, tani anëtare e KH Drita nga Gjilani, ka treguar për herë të parë përse vendosi të martohet me amerikanin Nick Livingston. Ajo tha se është duke menduar për të ardhmen e saj se ku do të jetoj në Kosovë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Martesa e bëhet për dashuri ashtu unë mendoj”, tregon Mimoza që ka 33 vjet. “Familja e bashkëshortit tim jeton në Wyoming. Bashkëshorti im punon si epror policie në Kosovë”, theksoi hendbollistja.

Bota sot”: Ju jeni hendbolliste, por çfarë e përbashkët iu ka lidhur me Livingstonin?

Mimoza Xhemaili: E kam zgjedhur Livingstonin për arsye se i vetmi është që më ka ofruar sinqeritet e dashuri të vërtet dhe respektin mbi gjitha. E përbashkët është me Livingstonin dashuria dhe gjuha e përbashkët që e kemi gjet tek njëri-tjetri.

“Bota sot”: A do të vazhdoni të jetoni në Kosovë apo do të shkoni në SHBA?

Mimoza Xhemaili: Tani për tani jam duke jetuar në Kosovë por nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të shkoj në SHBA.
“Bota sot”: Jeni profesoreshë në fakultetin e Shkencat Sportive, do të braktisni këtë profesion për të shtegtuar në SHBA?

Mimoza Xhemaili: Unë jam profesoreshë por do ta vazhdoj karrierën në fakultet. Ne ende nuk kemi vendos saktë se ku do të jetojmë derisa në të gjejmë veten se ku do te vendosin për të jetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat