Walcott: Jemi në top-formë

Sporti

Walcott: Jemi në top-formë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 20:39

Theo Walcott u shpreh i lumtur pas fitores kundër Aston Villës.
Fitorja e thellë 5:0 kundër Aston Villës e ka gëzuar tejet shumë sulmuesin e Arsenalit, Theo Walcott.

Ky i fundit ka deklaruar se skuadra e tij është në top-formë dhe mëton të vazhdojë ashtu.

“Kur një skuadër është në top-formë, gjithçka shkon në favor të tyre. Për momentin, gjithçka po vazhdon në favorin tonë”, u shpreh Walcott.

“Është mirë të shënosh gola, veçanërisht këtu në Emirates. Tifozët kanë qenë fantastik me mua”, shtoi tutje anglezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat