Marramendëse: Ja sa kushton një reklamë 30-sekondëshe në Super Bowl

Sporti

Marramendëse: Ja sa kushton një reklamë 30-sekondëshe në Super Bowl

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 20:15

Super Bowl është një nga ngjarjet sportive më të ndjekura në botë.
Sfida finale e futbollit amerikan, ajo mes New England Patrios dhe Seattle Seahaëks, pritet të mbledh me miliona teleshikues sonte pas mesnate.

E, kjo finale do t’i gjenerojë me qindra milionë euro televizioni amerikan, NBC, që e ka të drejtën e transmetimit të kësaj ndeshje.

Sipas SB Nation, një reklamë 30-sekondëshe në Super Bowl i kushton një kompanie hiq më pak se 4 milionë dollarë për një transmetim të vvetëm. 60 sekonda = 8 milionë dollarë!

Për kompanitë që duan më shumë transmetime që kohës së finales, NBC u ka ofruar zbritje dhe oferta më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat