Franca, kampion botëror

Sporti

Franca, kampion botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 19:28

Kombëtarja e Francës është kampion i ri i Botës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, e cila u mbajt në Katari. Franca në finale pas një loje të fortë e dramatike e mposhti me rezultat 25:22 (14:11) nikoqirin, Katarin. Francezët fituan medaljen e pestë të artë dhe u bënë dominues absolut të hendbollit. Në luftë për vend të tretë, Polonia mposhti me rezultat 29:28 Spanjën. Pas Francës më së shumti tituj deri më tash kanë: Suedia e Rumunia nga katër, pastaj: Rusia e Gjermania nga tri. Spanja ka dy tituj dhe nga një Kroacia, Ish-Çekosllovakia e ish shteti që nuk ekziston më, Jugosllavia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat