Çfarë thotë këshilltari i Nuri Seferit?

Sporti

Çfarë thotë këshilltari i Nuri Seferit?

Nga: K.Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 18:12

Nuri Seferi luftoi për 12 runde kundër numrit një në botë, polakut Krzysftof Glowacki. Ai humbi me vendim të gjyqtarëve në meçin e kategorisë Cruseir në versionin WBO. Këshilltari i Nuriut, Luan Dreshaj, në një postim në facebook, paralajmëron një rikthim edhe më të fuqishëm. “Luftën e humbëm, por e humbëm si burrat. Nuriu do të rikthehet më i fortë se kurrë. Tani do t’i shohim tifozët, miqët dhe dashamirët e vërtetë. Ku është fitorja është edhe humbja. Nuri, kokën lart”, shkruan Dreshaj..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat