Dy autogola, fiton Napoli! Hetemaj i zhgënjyer

Sporti

Dy autogola, fiton Napoli! Hetemaj i zhgënjyer

Nga: K.Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:01

Skuadra e Napolit kthehet me tre pikë nga Verona, ku e mposhti me rezultat 2:1 Chievon. Shqiptari Përparim Hetemaj luajti titullar për Chievon, por nuk arritën të ndalin një pikë në sfidën me napolitanët. Ndeshje e fortë deri në fund, ku u shënuan edhe dy autogola. Cesar në minutën e 18-të shënoi autogol për epërsinë e Napolit, ndërsa pas shtatë minutave edhe një autogol, por për vendasit, në të cilën realizoi Britos dhe 1:1. Napoli në pjesën e dytë siguroi fitoren me golin e Gabbiadinit në minutën e 62-të. Napoli është në vend të tretë me 39 pikë, kurse Chievo e 18-ta me 18 pikë në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat