Majlinda merr rrugë për në Slloveni

Sporti

Majlinda merr rrugë për në Slloveni

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:56

Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg), merr rrugë për në Slloveni. Lajmin e bën të ditur trajneri i saj, Driton Kuka. “Sot për rehabilitim në Slloveni udhëtoj Kampionia e vetme dhe e dyfishtë e botës e shqiptarëve kudo që janë, ajo do jetë atje nën mbikëqyrjen e Mit Braçiç që do jetë mjeku që do punoj me Majlindën dhe Korabin për t’i rikthyer në arenat sportive! Me ndihmën e Zotit shpresojmë dhe lutemi për sukses në rehabilitim! Po ashtu gjithnjë e çdo detaj i rikuperimit do t’i referohet Dr Florin Ramadanit dhe ekipit të tij, ne tani me Spitalin e Kampionëve,Spitalin Amerikan”, shkruan në facebook, Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat