Robben: Nuk ka në botë një trajner si Guardiola

Sporti

Robben: Nuk ka në botë një trajner si Guardiola

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:23

Robben nuk e fsheh deshiren e bavarezeve per tefituar te dytin trofe te Champions League ne tre vite.

Arjen Robben mendon se nuk ka trajner ne Bote, qe jeton per futbollin ashtu sic ben Pep Guardiola. Bavarezi ka shkelqyer nen drejtimin e trajnerit katalan mgjs nuk ishte ne gjendje te futej mes tre kandidaturave te fundit per Topin e Arte. Guardiola e udhehoqi Bayern-in drejt 4 trofeve ne sezonin e pare dhe tulipani mendon se asnje nga kolegete spanjollit nuk eshte ne nivelin e numrit 1 ne Allianz Arena.

“Pep jeton per futbollin 24 ore ne 7 dite te javes. Taktikisht ai eshte me i miri ne Bote. Per mua eshte privilegj te punoj me te, edhe pse jam 31 vjec vazhdoj te mesoj shume prej tij”.

Robben nuk e fsheh deshiren e bavarezeve per tefituar te dytin trofe te Champions League ne tre vite. Finalja e Berlinit eshte nje aresye me shume per kete.

“Champions League eshte objektivi yne kryesor dhe finalja zhvillohet ne Berlin. Ne jemi te njejtet lojtare dhe i njejti trajner ashtu si edhe nje sezon me pare. Kjo na ka ndihmuar te permiresohemi me shume. Sekreti im ka te beje me kohen dhe une gjithnje perpiqem ti bej gjerat ndryshe. Duhet te befasosh gjithnje mbrojtesin qe ke perpara. Une kenaqem shume kur luaj futboll dhe shpresoj qe kjo te vazhdoje per nje kohe te gjate”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat