Golden State rikthehet te fitorja, mund Phoenix Suns

Sporti

Golden State rikthehet te fitorja, mund Phoenix Suns

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:18

Kjo fitore rikthen qetësinë në kampin e Golden State që kryeson konferencën e perëndimit me 37 fitore dhe 8 humbje.

Golden State Warriors i dha fund serisë negative me dy humbje rresht. Phoenix Suns nuk arriti t'i bënte ballë skuadrës kryesuese të Konferencës së Perëndimit në "Suns at Oracle Arena" duke u dorëzuar me rezultatin 87-106. Miqtë nga Arizona e nisën sfidën me rezultatin e përkohshëm 6-2 me Markieff Morris regjistroi 11 nga 17 pikët e tij vetëm në periodën e parë. Gjithsesi, Golden State nuk lëshoi terren. Stephen Curry doli në skenë për të bërë diferencën duke shënuar 25 pikë, ndërsa në krahun tjetër Goran Dragic nuk arriti të shkonte më shumë se 10 pikë personale. Ishte Draymond Green që bëri diferencën në pjesën e dytë me një 3 pikësh që i fiksoi shifrat 52-49. Kjo shkëputje u shërbeu luftëtarëve për të mos e ulur më ritmin me Curry që dhuroi një asist për Harrison Barnes, i cili e zgjeroi diferencën në +18 gjatë sekondave të fundit.

Kjo fitore rikthen qetësinë në kampin e Golden State që kryeson konferencën e perëndimit me 37 fitore dhe 8 humbje, ndërsa Phoenix mban vendin e tetë që siguron biletën e fundit për në play off me 28 suksese dhe 21 disfata sezonale. Në përballjet e tjera, Sacramendo kaloi Indianan 99-94, Dallas shkatërroi Orllandon 108-93, Toronto u imponua ndaj Washington 120-116, Atlanta nuk hasi probleme kundër Philadelphias duke e mbyllur sfidën 91-85, Houston ra në Dallas 101-114, Cleveland fitoi ndaj Minnesotas 106-90, ndërsa San Antonio u dorëzua në fushën e Los Angeles Clippers 85-105.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat