Dështon firma e Adrianos me Le Havre

Sporti

Dështon firma e Adrianos me Le Havre

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:17

Mësohet se biznesmeni Christopher Maillol i cili do të financonte operacionin me Adrianon u tërhoq.

Nuk do të ketë rikthim në Europë për ish Perandorin Adriano. Sulmuesi brazilian do t'i duhet të kërkojë një ekip tjetër pasi tentativa për të kaluar në radhët e Le Havre në kategorinë e dytë franceze dështoi.

Mësohet se biznesmeni Christopher Maillol i cili do të financonte operacionin me Adrianon u tërhoq dhe nuk do të blejë klubin dhe tani Le Havre është në kërkim të pronarëve të rinj ndërsa braziliani duhet të gjej një ekip tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat