F1, prezantohet Mercedesi W06

Sporti

F1, prezantohet Mercedesi W06

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:16

Paraditen e së sotme skuderia Mercedes prezantoi njëvendëshen e sezonit të ri në pistën spanjolle të Jerez. Kampioni i Botës Lewis Hamilton dhe shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg zbuluan makinën me emrin Mercedes W06.

Me një hundë të shkurtër dhe me disa të reja në pjesën e pasme, Mercedes W06 pritet sërish të dominojë edhe këtë sezon të Formulës 1, ashtu siç bëri vitin e kaluar.

Nuk ka ndryshuar asgjë në ngjyra, por ka zëra se është shtuar fuqia e motorit. E frikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat