Shaqiri qëllon shtyllën, Interi kokulur!

Sporti

Shaqiri qëllon shtyllën, Interi kokulur!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 14:22

Nuk mjafton posedimi i topit kur nuk shënon. Kështu ishte me skuadrën e Interit, e cila u kthye kokulur, pasi që humbën me rezultat 3:1 nga Sassuolo. Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, u paraqit nga minuta e parë, ishte tejet i lëvizshëm në fushë dhe vazhdimisht bëri presion në portën kundërshtare, por pa sukses. Shaqiri në minutën e 64-të, nga rreth 25 metra gjuajti fortë dhe qëlloi shtyllën pingule. Interi pati topin në posedim 70 për qind për dallim nga rivali, për Sassuolon realizuan: Zaza (17’), Sansone (29’), Berardi (90+2’-nga penalltia) dhe për Interin: Icardi (83’). Në këtë ndeshje ishin edhe dy të skuqur pas dy të verdhëve: Sansone (Sassuolo 90’) – Donkor (Inter 90-3’ ).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat