Murray nuk ia doli në finale

Sporti

Murray nuk ia doli në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 14:04

Britaniku Andy Murray u mundua mjaft me reketin e tij, por nuk ia doli në finale në ballafaqim me serbin, Novak Gjokoviqin. Murray pësoi humbje me rezultat 3:1 (7:6, 6:7, 6:3, 6:0) në finalen e Australian Open në tenis, e cila është zhvilluar në Melburn. Finalja zgjati 3 orë e 44 minuta, por Murray nuk dukej në formën më të mirë të tij. Ai setin e parë e humbi me fat 7:6, por rikthehet në të dytin duke triumfuar me 7:6 dhe barazoi rezultatin 1:1. Në dy setet e fundit nuk i shkoi përdore, sidomos të tretin e humbi me 6:3 dhe të fundit me 6:0. Faktikisht dy setet e para ishin shumë të fortë, por në dy të fundit britanikut i ra përqendrimi dhe Gjokoviq fitoi turneun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat