Mehmedi e Xhaka, i gëzohen fitoreve

Sporti

Mehmedi e Xhaka, i gëzohen fitoreve

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 13:05

Futbollistët shqiptar, Admir Mehmedi (Freiburg) dhe Granit Xhaka (Moenchengladbach), e filluan me fitore pjesën e dytë të kampionatit në Bundesliga 1 (java e 18-të). Freiburgu para shikuesve të vet shënoi fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Eintracht nga Frankfurti. Mehmedi luajti nga minuta e parë dhe dëshmoi lojë shumë të mirë. Mehmedi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të dhe u zëvendësua tetë minuta më vonë. Golat i shënuan: Darida (61’), Petersen (63’, 69’ e 88’) për Freiburgun dhe Russ (1’) për Freiburgun. Moenchengladbach si mysafir importoi tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Stuttgartin. Shqiptari Granit Xhaka luajti standard dhe ishte tejet luftarak në fushë. Ai në minutën e 33-të është ndëshkuar me karton të verdhë, por kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij. Autor i golit ka qenë Herrmann në minutën e 71-të. Moenchengladbach mban vendin e tretë me 30 pikë, kurse Stuttgart është i 17-ti me 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat