Vajushi përfundimisht në Serie A

Sporti

Vajushi përfundimisht në Serie A

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 12:21

Futbollisti shqiptar, Armando Vajushi, përfundimisht iu bashkua skuadrës së Serie A, Chievo. Ai do të jetë shqiptari i dytë në këtë ekip pas Përparim Hetemajt. Sulmuesi shkodran ka lënë Litex Lovech dhe vazhdon aventurën në një skuadër që kërkon mbijetesën në elitë. 23-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë me ekipin veronez.
Pas Andi Lilës që u transferua te Parma, Vajushi bëhet shqiptari i dytë që transferohet këtë janar në Itali. Vajushi tashmë i bashkohet shqiptarëve të tjerë të Serie A: Lila, Berisha, Strakosha, Cana, Basha dhe Hysaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat