Legjenda Larson, i kënaqur me Berishën

Sporti

Legjenda Larson, i kënaqur me Berishën

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:46

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Berisha debutoi në mënyrën më të mirë me skuadrën e Helsingobrgut.
23-vjeçari e filloi ndeshjen nga minuta e parë, dhe ishte më i miri në fushë, jo vetëm në fazën e mbrojtjes, por ai arriti të shënoj edhe gol në fitoren 2:1 ndaj Hackenit, transmeton Telegrafi.

Iliri është në negociata për të nënshkruar me Helsingborgun, skuadër të cilën e drejton legjenda Henrik Larson, i cili ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e mbrojtësit të talentuar.

“Berisha luajti shumë mirë. Ai kishte një paraqitje fantastike dhe kjo më kënaqi mua. Të shohim tani si do të ecin gjërat”, tha Larson.

Ish-anëtari i Prishtinës dhe Orebros gjatë këtyre ditëve pritet të nënshkruaj kontratë me Helsingobrgun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat