E thotë Hitzfeld: Xhaka mund të luaj te Bayerni

Sporti

E thotë Hitzfeld: Xhaka mund të luaj te Bayerni

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:09

Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka po shkëlqen në kampionatin gjerman.
E falë paraqitjeve të tij të mira, ai ka fituar edhe një kontratë të re nga Borussia Moenchegladbach, transmeton Telegrafi.

Por trajneri legjendar i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka deklaruar se prishtinasi mund të luajë pa problem te gjiganti gjerman Bayern Munich.

"Graniti është një lojtar lideri këtë e dëshmoi më 2009 me kupën e botës për U-17. Ai është tip lideri që bën shumë. I besoj të gjitha obligimeve të tij sepse janë impresive”

“Ai ka aftësi të mëdha. Xhaka mund të luaj lehtë tek Bayerni, sepse ka një klasë të padyshimtë me top me aftësi mentale e sjellje të lirë. Ky lloj i lojtarit është i vlefshëm për trajneri. Ai është si Shaqiri", tha Hitzfeld.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat