Vazhdon shkëlqimi i Mërgim Brahimit

Sporti

Vazhdon shkëlqimi i Mërgim Brahimit

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:06

Mërgim Brahimi vazhdon të ketë suksese në futbollin zviceran.
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar gol në humbjen e skuadrës së tij Wohlen 2:1 nga Grasshoppers, transmeton Telegrafi.

Brahimi është ndër lojtarët më në formë në Zvicër, dhe së fundmi është inkuadruar edhe në skuadrën më të mirë të vitit në Challange League.

Gjithashtu talenti 22-vjeçar është në garë për ta fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në këtë rang garash.

Kujtojmë që Mërgimi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, dhe pritet të luaj edhe në ndeshjen e radhës në mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat