Mancini: Dua një mbrojtës

Sporti

Mancini: Dua një mbrojtës

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 09:20

Roberto Mancini ka pohuar se dëshiron ta përforcojë Interin edhe me një mbrojtës para se të përfundojë afati kalimtar i janarit.

Klubi italian deri më tanin ka blerë Xherdan Shaqirin, Lukas Podolskin dhe Marcelo Brozoviqin, por trajneri i klubit është i vendosur që të transferojë një mbrojtës.

“Në këtë moment ne jemi duke punuar në zona tjera, por nuk është lehtë të gjenden lojtarë që mund të ndryshojnë gjërat në janar”, ka thënë ai.

“A kemi nevojë për një sulmues? Ne duhet të përmirësojmë ekipin në mbrojtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat