Seferi: Fati nuk ishte me mua, faleminderit për mbështetjen

Sporti

Seferi: Fati nuk ishte me mua, faleminderit për mbështetjen

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 01:00

Pas humbjes nga Glowacki, boksieri shqiptar, Nuri Seferi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka falënderuar gjithë mbështetësit e tij, duke premtuar se kjo humbje, do ta bëjë edhe më të fortë.
Postimi i Seferit në Facebook:
“Të dashur miq. Fati sonte nuk kish në anen time.
I uroj fitore kundershtarit tim.
Dua nga zemra tu falemenderoi të gjith juve qe me mbeshtetni gjithmon ne Humbje apo Fitore.
Edhe humbja është pjes e Sportit.
Shpresoi që dot rikthehem më i fuqishem në ndeshjen e rradhes”, ka shkruar Seferi.

Nuri Seferi luftoi por i pafat

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi, pësoi humbje ndaj numrit një në botë, polakut Krzysftof Glowacki. Meç i fortë në kategorinë cruseir në versionin WBO në boks. Seferi doli në ring me flamurin kuqezi dhe u intonua himni shqiptar. Mijëra shikues ishin tubuar në palestrën Turon të Polonisë dhe panë një meç të fortë në mes dy mjeshtërve të ringut. Super përballje, emocione të pakufishme të tifozëve, atmosferë e zjarrtë e për mbamendje. Djaloshi nga Gostivari u dëshmua i fortë apo një boksier që gjithmonë ka luftuar me shpirt e me zemër të madhe, por ishte i pafat. Në palestër pati shumë tifozë shqiptar, kur dëgjoheshin thirrjet Nuri, Nuri, Nuri, një përkrahje vërtet e nadhe për trimin tonë ani se ishte si mysafir. Rundi i parë ishte i baraspeshuar dhe të dy boksierët menaxhuan me shumë kujdes situatën. Edhe rundi i dytë u përshkrua me maturi nga të dy boksierët, por Nuriu në sekondat e fundit u mundua të sulmojë më shumë kundërshtarin. Në rundin e tretë, boksierët taktizuan shumë dhe herë - herë tentuan që të godasin njëri - tjetrin. Polaku si përparësi kishte krahët më të gjatë për dallim nga Seferi. Ndërkaq, në rundin e katërt, Seferi e dha një goditje të pastër kundërshtarit, kurse rundi i radhës nuk u tregua diçka e veçantë, pasi që si njëri dhe tjetri taktizuan. Në rundin e gjashtë të dy boksierët shikuan mundësinë që të godasin, por edhe kësaj here vazhdojë pa ndonjë sulm të hatashëm qoftë të njërit apo tjetrit. Rundi i shtatë ishtë paksa më dinamik dhe Seferi i ka dhënë një goditje të shpejt e të fortë polakut. Ndërsa në rundin e tetë të dy boksierët e u mbrojtën me mjaft sukses, sikurse edhe në të nëntin dhe të dhjetin, megjithëse ky i fundit qe më interesant. Rundi i 12-të qe i vështirë për Seferin.
Nuri Seferi deri më tash ka 36 fitore në karrierë të tij, ndërsa ka pësuar 7 humbje, ndërsa polaku ka 24 fitore rresht (15 KO).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat