Skënderbeu "rrëshqet" në shtëpi, frenohet nga Laçi

Sporti

Skënderbeu "rrëshqet" në shtëpi, frenohet nga Laçi

Më: 31 janar 2015 Në ora: 23:08

Dy pikë të lëna për ekipin e Josës, e bëjnë Skënderbeun të rrëshqasë në vendin e tretë pas Kukësit dhe Tiranës.

Laçi ngriu Skënderbeun. Kampionët e Shqipërisë nuk arritën të fitonin në Korçë përballë kurbinasve, që arritën të ruanin të paprekura shifrat, si pasojë e gabimeve të Sefës por dhe pritjeve të Vujadinovicit. Dy pikë të lëna për ekipin e Josës, e bëjnë Skënderbeun të rrëshqasë në vendin e tretë pas Kukësit dhe Tiranës.

Tifozët e Skënderbeut dhe pse nuk ishin të shumtë në numër nuk nguruan të shpalosnin përkrahjen e tyre për Piter Olayinkën pas pezullimti të Komisionit të Apelit, nëpërmjet një parrulle ku shkruhej: "Piter t'i nuk do të jesh kurrë vetëm". Në fushë ndërkohë, Skënderbeu e nisi më mirë ndeshjen duke dashur të marrë kontrollin e takimit, dhe korcarët provuan që në minutën e 3-të me anë të kapitenit Shkëmbi, por Vujadinoviç priti pa probleme. Laçi ishte vendosur mirë në fushë, por në të 16-tën Berisha arriti të gjejë hapësirën e duhur për goditjen por jo rrjetën, pasi topi u ndal në shtyll duke shpëtuar Laçin nga disavantazhi. Në të 20-tën, Sefa hapi mirë një korridor për Martins, por goditja e këtij të fundit përfundoi mbi traversë. Pjesa e parë u mbyll me një tjetër rast për Skënderbeun. Sefa u rrëzua në zonë, por kryesori Kola vazhdoi lojën me topin që përfundoi te Berisha, goditja e të cilit ishte e pasaktë.

Në fillimin e pjesës së dytë, sfida nisi me një incident me gjyqtarin e katërt që vonoi zëvendësimet e Laçit duke lënë kurbinasit të luanin për disa çaste me 9 lojtarë në fushë. Skënderbeu megjithatë ishte më këmbnguluës dhe në të 51-tën, Martins ndezi një shkëndijë me goditjen e tij, e cila përfundoi jashtë. Në të 54-trën u regjistrua dhe momenti më i diskutueshëm i takimit. Nga goditja e këndit Sefa arriti të realizojë, por Vujadinovic pretendoi për faull ndaj tij. Kryesori Kola ktheu vendimin duke akorduar goditje dënimi me rezultatin që mbeti i pandryshuar. Në të 65-tën, Martins pati sërish mundësinë për epërsinë por Vujadinovic reagoi mjaft mirë. Presioni i korçarëve erdhi në rritje me kalimin e minutave por rastet munguan deri në të 86-tën, kur Sefa pati sërish mundësinë të shënonten por gaboi në mënyrë të pabesueshme pas pasimit të Latifit. Në një rrëmujë në të 90-tën nuk arriti të përfitonte as Lilaj, që gjeti përpara tij një mur fanellash bardhezi. Gjithsesi kjo ishte ndeshja e rasteve të humbura të Sefës, që në të 91-tën me kokë sërish nuk arriti të devijojë në rrjetë. Ky ishte rasti i fundit i kësaj ndeshjeje, që u mbyll pa gola dhe me dy pikë të lëna për Skënderbeun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat