Leverkusen-Dortmund, barazim 0-0

Sporti

Leverkusen-Dortmund, barazim 0-0

Më: 31 janar 2015 Në ora: 22:38

Skuadra e Jurgen Klopp barazoi 0-0 në transfertën e Leverkusen duke marrë një pikë që gjithsesi e lë në vendin e fundit të klasifikimit me 16 pikë.

Borussia Dortmund e nis vitin 2015 me një barazim që mund t'i shërbejë shumë në luftën për mbijetesë. Skuadra e Jurgen Klopp barazoi 0-0 në transfertën e Leverkusen duke marrë një pikë që gjithsesi e lë në vendin e fundit të klasifikimit me 16 pikë. Borussia e nisi menjëherë ndeshjen në sulm duke rrezikuar portën e "Aspirinave" që në minutën e 13, ndërsa në të 28-ën, Marco Reus harkoi një top që u devijua rrezikshëm me kokë nga Ëendell, ndërsa Nuri Sahin goditi duke mos arritur të shënjestronte portën e Lenos.

Në të 32-ën, goditja e Calhanoglu gjeti përgjigjen e Ëeidenfeller, ndërsa në të 39-ën, Hummels largoi nga vija fatale një top që mund të kishte zhbllokuar sfidën. Ritmi nuk u ul as në fraksionin e dytë sepse Immobile u shfaq kërcënueshëm në të 50-ën, ndërsa 14 minuta më pas, italiani tentoi një asist për Reus por topi u largua në këndore nga Calhanoglu. Rastin e fundit të rrezikshëm e regjistruan vendasit me Castron që kishte mundësinë e artë në minutën e 75-të por nuk arriti të finalizonte me sukses. Me këtë barazim, Bayer Leverkusen rrëshket në vendin e pestë pasi parakalohet nga Schalke me 1 pikë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat