Mandzukic udhëheq Atleticon drejt fitores me Eibar

Sporti

Mandzukic udhëheq Atleticon drejt fitores me Eibar

Më: 31 janar 2015 Në ora: 22:21

Për të arkivuar 3 pikët që i lejojnë Atletikos për të kapur momentalisht Barcelonën në vendin e dytë mendoi dyshja Griezman-Mandzukic.

Gjithçka e lehtë për Atletikon e Madridit që fitoi 3-1 në fushën e Eibar, të shndërruar pothuajse në një kënetë për shkak të shiut. Skuadra e Cholo Simeones e siguroi gjithçka brenda gjysmë ore lojë, duke hedhur pas menjëherë të gjitha polemikat e shkaktuara nga disfata në Kupën e Mbretit kundër Barcelonës.

Për të arkivuar 3 pikët që i lejojnë Atletikos për të kapur momentalisht Barcelonën në vendin e dytë mendoi dyshja Griezman-Mandzukic.

Për të zhbllokuar ndeshjen mendoi Griezman me një diagonale precize nga e majta, duke i lënë më pas radhën kroatit. Francezi dhuroi një kros nga e majta në minutën e 23 dhe Mandzukic e pati të lehtë për të cuar shifrat në 2-0. Nuk kaluan as dy minuta dhe Mandzukic shënoi sërish, këtë herë duke përfituar nga gafa e prapavijëssë vendasve për të gjetur hapësirën e nevojshme për të lëshuar të djathëtn e hidhur. Pa shumë histori pjesa e dytë, me Simeonen që filloi serinë e zëvendësimeve, për të evituar ndonjë karton dhe pezullimet e mundshme për derbin e së shtunës së ardhshme kundër Realit të Madridit. Gjithsesi pak para përfundimit , më saktësisht në minutën e 89 erdhi dhe goli i flamurit për baskët, me Saul që tregoi klas në driblim dhe pasimin e tij fantastik për të cuar drejt finalizimit italianin Federico Provvaccari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat