Genoa dhe Fiorentina bllokohen në barazim

Sporti

Genoa dhe Fiorentina bllokohen në barazim

Më: 31 janar 2015 Në ora: 22:21

Fiorentina nuk arriti t'i shfrytëzonte minutat finale në superioritet numerik duke u larguar nga kjo transfertë me një pikë që e lë në vendin e gjashtë në kuotën e 32 pikëve.

Fiorentina nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Genoas ku Gonzalo Rodriguez iu kundërpërgjigj autogolit të shënuar nga portieri Tatarusanu. Minutat e para nisën të ekujlibruara me Diamantin që debutoi për skuadrën e Montellas. Në minutën e 9, Perotti ngjalli panik në zonën e toskanëve, ndërsa 5 minuta më pas goditja e Sturaros u devijua në portë nga gardiani i Fiorentinës. Në të 36-ën stadiumi "Ferraris" u bë dëshmitar i një episodi të pazakontë sepse arbitri Nicola Rizzoli pësoi një dëmtim duke u zëvendësuar nga Marco Di Bello.

Fiorentina doli nga dhomat e zhveshjes me të njëjtën fytyrë pasi rrezikoi të pësonte golin e dytë në minutën e 52 por pak momente më pas barazimi erdhi nga një aksion pa shumë pretendime. Krosi i Fernandez largohet gabimisht nga De Maio dhe Gonzalo Rodriguez kalon me kokë Perin, duke rregjistruar rrjetën e katërt personale gjatë këtij sezoni. Genoa nuk pajtohet me këtë rezultat dhe vazhdon presionin por në minutën e 81-të u deturua të luante me 10 lojtarë për shkak të daljes së Burdisso me karton të kuq. Fiorentina nuk arriti t'i shfrytëzonte minutat finale në superioritet numerik duke u larguar nga kjo transfertë me një pikë që e lë në vendin e gjashtë në kuotën e 32 pikëve, 3 më shumë se Genoa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat