Raineri: Akuzat per tolerim? Diskutime bari!

Sporti

Raineri: Akuzat per tolerim? Diskutime bari!

Më: 31 janar 2015 Në ora: 20:32

Italiani e bën të qartë se Vllaznia nuk është më ajo e 6 humbjeve radhazi pasi skuadra është rritur.

Vllaznia pësoi humbjen e dytë radhazi, normalisht nuk është një tragjedi për një skuadër që si objektiv ka mbijetesën dhe ka një distancë prej 14 pikësh ndaj kandidatëve kryesorë për të rënë nga Superiorja, dhe në fakt përpiqet të transmetojë qetësi dhe Baldo Raineri në deklaratën e tij janë të qarta notat e tensionit.

"Skuadra ime bëri një ndeshje të mirë, duhet të kuptojmë se futbolli është i bërë edhe nga episodet, por nëse do i bëjmë konsideratat me diskutime baresh atëherë mund të thuhet se kush fiton ka të drejtë, por unë besoj se skuadra ime luajti mirë, u organizua mirë dhe kjo është ajo që më qetëson".

Italiani e bën të qartë se Vllaznia nuk është më ajo e 6 humbjeve radhazi pasi skuadra është rritur, por ajo që e bën të ofrojë shprehje si diskutime bari në vend të episodeve që krijojnë ilaritet në të kaluarën mund të jenë ndoshta dhe akuzat e fundit të ngritura në këshillin bashkiak në Shkodër për tolerim të kuqebluve për Vllaznia-Kukësi për të cilat rezervon këtë përgjigje.

"Gjërat duhen verifikuar, duhen konstatuar, nuk mund të nisesh nga hipoteza dhe jo çdo gjë që përflitet mund të shkojë nëpër gazeta, pasi përndryshe nuk do të rritemi kurrë".

Për sa i përket përforcimit me Gilman Likën, Raineri deklaroi se eksperienca e tij do t'i vlejë shumë një skuadre që ndaj Teutës, kishte një mesatare prej 22.5 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat