Euroliga, fitore për Barça e Panathinaikos

Sporti

Euroliga, fitore për Barça e Panathinaikos

Më: 31 janar 2015 Në ora: 18:59

Skuadra blaugrana kërkonte të ruante pathyeshmërinë në shtëpi në këtë sezon përballë Zalgiris Kaunas dhe mbi parket gjithcka ishte e thjeshtë.

Barcelona, Panathinaikos i Athinës dhe Fenerbahce Ulker arritën të fitonin ndeshjet e tyre në Euroligën e Basketbollit duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë. në Grupin E, skuadra blaugrana kërkonte të ruante pathyeshmërinë në shtëpi në këtë sezon përballë Zalgiris Kaunas dhe mbi parket gjithcka ishte e thjeshtë për katalanasit që fituan 89-72 duke regjistruar suksesin e tretë përballë publikut të tyre në tre ndeshjet e raundit të 16 më të mirave. Panathianikos për herë të parë u përball me Galatasay Liv Hospital në derbin ballkanas dhe grekët e shfrytëzuan maksimalisht faktorin fushë duke fituar në fund 86-77, rezultat mëse i kënaqshëm pavarsisht se në një moment të caktuar kryesonin deri në 25 pikë.

Me këtë sukses, grekët kanë tashmë 3 fitore dhe dy humbje në grupin e tyre, duke u pozicionuar për momentin të tretë. Ndeshja e fundit e luajtur ishte ajo e Grupit F mes Unicaja Malagas dhe Feneberbahce Ulkerit. Dy skuadrat zhvilluan një përballje të ekuilibruar mes tyre, me sfidën që ishte pothuajse gjithmonë e barabartë dhe në shifra. Diferenca u bë në fundin e lojës, kur turqit falë 21 pikëve të Andreë Goudelock arritën të shkëputeshin për fitoren 68-60, që ishte e treta në grup për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat