Reali i Madridit shkatërron Real Sociedad 4-1

Sporti

Reali i Madridit shkatërron Real Sociedad 4-1

Më: 31 janar 2015 Në ora: 18:32

Duket se hija e luzitanit është e rëndë në ambjentin "merengues" sepse francezi bëri liderin në sfidën kundër Real Sociedad.

Nuk luan Cristiano Ronaldo? Asnjë dhimbje koke për Carlo Ancelottin, protagonist për ekipin bëhet Karim Benzema. Duket se hija e luzitanit është e rëndë në ambjentin "merengues" sepse francezi bëri liderin në sfidën kundër Real Sociedad ku ndeshja nisi në malore për Realin e Madridit. Poker golash në portën e baskëve nga kampionët e Europës të cilët shpërdoruan një mori rastesh për ta thelluar edhe më shumë fitoren 4-1. Ishte Aritz Elustondo ai që zhbllokoi sfidën e Bernabeut që në minutën e parë dhe u duk se Reali do ta kishte shumë të vështirë për të kthyer në favor një tjetër ndeshje në disavantazh pas transfertës së Cordobas, por James Rodriguez nuk u la kohë as për gëzim miqve duke vendosur barazpeshën në minutën e tretë.

Gjithçka rinisi nga fillimi me kryesuesit e kampionatit që rritën presionin për të mos shkuar në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat. I përhershmi Sergio Ramos u prezantua në portën e Real Sociedad duke shtyrë në portë një top të lehtë. Benzema u shfaq në skenë gjatë fraksionit të dytë duke shënuar golin e tretë pas një muri të ndërtuar me Gareth Bale, ndërsa në minutën e 76, francezi regjistroi një perlë duke ekzaltuar të pranishmit në "Santiago Bernabeu". Një ndeshje për t'u vendosur në kornizë nga ana e francezit por edhe e gjithë skuadrës së Carlo Ancelottit që u tregua një makinë me shumë kuaj fuqi edhe kur në fushë nuk është Cristiano Ronaldo. Trajneri italian ka ndërtuar një grup që të varet sa më pak nga luzitani dhe kjo është ndeshja model për ta mbështetur bnjë hipotezë të tillë. Cristiano Ronaldo nuk do të luajë as në sfidën e mesjavës kiundër Sevillas, por me armatën "Los Blancos" të kompletuar, do të jetë e vështirë që andaluzianët të imponojnë ritmin e tyre në Madrid. 51 pikë në 20 javë kampionat janë treguesi më i qartë se Reali i Madridit nuk shikon pengesa në këtë sezon ku kërkon të rikthehet te titulli pas 3 viteve mungesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat