Busquets-Barça, "Ok" për rinovimin. Klauzola 175 mln Euro

Sporti

Busquets-Barça, "Ok" për rinovimin. Klauzola 175 mln Euro

Më: 31 janar 2015 Në ora: 17:55

Sergi Busquets është pjesë e skuadrës së parë të Barcës që prej vitit 2008, dhe që nga ajo periudhë është kthyer në një futbollist të pazëvendësueshëm.

Sergi Busquets dhe Barcelona janë gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës. Marrëveshja mes drejtuesve të klubit katalanas dhe mesfushorit 26-vjecar, tashmë është arritur dhe futbollisti spanjoll do të nënshkruajë një kontratë të re që do ta lidhë atë me Barcën deri në verën vitit 2020. Në marrëveshjen e re që do të firmosë me Busquets, klubi blaugrana do të përfshijë një klauzolë që kap shifrën e cmendur të 175 milionë Eurove, për një largim të mundshëm të 26-vjecarit nga Camp Nou. Gjatë javës së ardhshme është programuar një takim mes menaxherit të Busquets, Josep Maria Orobitg dhe drejtuesve të Barcelonës ku do të diskutohen edhe detajet e fundit për firmën që futbollisti i përfaqësueses spanjolle do të hedhë mbi kontratën e re.

Sergi Busquets është pjesë e skuadrës së parë të Barcës që prej vitit 2008, dhe që nga ajo periudhë është kthyer në një futbollist të pazëvendësueshëm për formacionin blaugrana. Për të së fundmi kanë shfaqur interes shumë klube me emër në arenën europiane dhe drejtuesit e Barcelonës me kontratën e re kërkojnë ta blindojnë 26-vjecarin edhe për një periudhë shumë të gjatë. Në 6 vite e gjysmë karrierë me ekipin katalanas Busquets ka arritur të fitojë 16 trofe ku spikasin, 2 Uefa Champions League dhe 4 tituj të La Ligas. Ai numëron 309 prezenca me Barcelonën dhe 12 gola të shënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat