Celina vendimtar në fitoren e Cityt

Sporti

Celina vendimtar në fitoren e Cityt

Më: 31 janar 2015 Në ora: 15:24

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Bersant Celina vazhdon me formën e tij fantastike.

Ylli i gjigantit anglez Manchester City dhe Përfaqësueses së Kosovës, ka arritur të shënoj gol për skuadrën e të rinjëve të 'Citizens'.

Prizrenasi ishte lojtari kryesor e Cityt në takim me Stoke Cityn, në kuadër të Youth Fa Cup, ku shënoi golin e fitores minimale 1:0.

18-vjeçari shënoi gol në minutën e 37-të pas një aksioni vetanak, duke ia bërë më të lehtë ndeshjen kthyese Manchester Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat