Barcelona 'transferon' Laudrupin

Sporti

Barcelona 'transferon' Laudrupin

Më: 31 janar 2015 Në ora: 10:58

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron që ish futbollisti i ekipit, Michael Laudrup të emërohet në postin e drejtorit sportiv tek gjiganti katalan.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron të angazhojë një person me ndikim të madh para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe tani për tani skuadra ka nevojë për një drejtor të ri sportiv, pas largimit të Andoni Zubizarettas.

Dhe, sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Bartomeu ka identifikuar ish futbollistin e Barcelonës, Michael Laudrup si personin ideal për detyrë.

Laudrup është aktualisht i angazhuar tek skuadra nga Katari, Lekhëiya, mirëpo një thirrje nga Barcelona – ku luajti gjatë periudhës 1989-1994 – do ta bëjë të rikthehet në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat