Destro merr numrin legjendar te Milani

Sporti

Destro merr numrin legjendar te Milani

Më: 31 janar 2015 Në ora: 10:57

Mattia Destro ka thënë se dëshiron të shijojë magjinë e numrit të fanellës që ka zgjedhur te klubi i Milanit.

Sulmuesi 23-vjeçar kompletoi transferimin te “Rossonerët” dhe mori numrin 9 që dikur e bartën legjendat e klubit si George Weah, Marco van Basten dhe tani trajneri i tij Pippo Inzaghi.

“Numri 9. Një fanellë që tregon historinë e Milanit”, ka thënë Destro.

“Është krenari për mua dhe do të jap gjithçka që të shijoj magjinë e këtij numri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat