Cuadrado: Fiorentina gjithmonë në zemër

Sporti

Cuadrado: Fiorentina gjithmonë në zemër

Më: 31 janar 2015 Në ora: 10:19

Juan Cuadrado i është falenderuar Fiorentinës, qytetit dhe të gjithë atyre që e ndihmuan gjatë kohës sa ishte duke luajtur për skuadrën Viola, derisa do të nënshkruajë me Chelsean.

Juan Cuadrado i ka dhënë lamtumirën e tij Fiorentinës derisa pret të zyrtarizojë transferimin në Chelsea.

Ylli kolumbian do t’i bashkohet gjigantit londinez, që pagoi dëmshpërblimin në kontratën e tij me klubin Viola. Por, Cuadrado ka thënë se kujtimet e Firencës do t’i mbajë përgjithmonë në zemër.

“Firenca do të jetë përgjithmonë në zemrën time. Njerëz të mrekullueshëm. Tifozë përplot me pasion. Viola ka qenë skuadra që më ngriti në nivel të lartë dhe më dha mundësinë të zhvillohen edhe falë një klubi të madh dhe bashkëlojtarëve të mrekullueshëm”, shkroi Cuadrado në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Tani më pret një sfidë e re, emocione të reja, objektiva të reja. Por, gjithmonë me Firencën në zemër, ju faleminderit të gjithëve”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat