Seferi: Do ta mposht Glowacki për tifozët shqiptarë

Sporti

Seferi: Do ta mposht Glowacki për tifozët shqiptarë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 10:09

Luftëtari shqiptar, Nuri Seferi, është gati t’i dal përballë boksierit polak, Krzysztof Glowacki. Ai thotë se me ndihmën e tifozëve shqiptarë do të arrijë të triumfojë në këtë duel.

Nuri Seferi tashmë është gati për duelin me boksierin polak, Krzysztof Glowacki. Ky duel do të zhvillohet të sonte nga ora 23:45 në Torun të Polonisë.

Kurse, bokseri nga Gostivari, në këtë duel shumë të rëndësishëm pritet ta ketë edhe përkrahjen e tifozëve shqiptarë, të cilët tashmë kanë marrë rrugën drejtë Torunit.

"Ndihem gati për këtë sfidë shumë të rëndësishme për mua. Ditët e fundit janë më shumë një stërvitje e lehtë, pa shumë ngarkesë fizike. Puna përqendrohet kryesisht në ruajtjen e peshës për përballjen në ring, pasi pjesa tjetër e stërvitjes, ajo përgatitore për sfidën, mbyllet përgjithësisht një javë përpara duelit.", ka deklaruar ai për Sport News.

Të mërkurën, kampioni shqiptar pati dhe ballafaqimin sy më sy me polakun,që përbën deri diku dhe një betejë psikologjike mes tyre. Por Seferi megjithatë duket se ja njeh mirë pikat e dobëta Glowackit.

"Arma e tij më e fortë është fakti që bokson në krahun e kundërt, pra është mëngjarash dhe gjithashtu lëviz shumë në ring. Megjithatë unë e kam studiuar mirë dhe besoj se do të dijë si ta përballojë në ring", shtoi ai.

Faktin që ndeshja do të zhvillohet në Poloni, Seferi nuk e shikon aspak si një minus, pasi në mbështetje të tij do të jenë shumë shqiptarë, që do t'i ngrohin zemrën e do t'i japin forcë për këtë ndeshje siç pranon dhe vetë Seferi, që nuk nguron të premtojë dhe humbjen e parë të Glowackit në ring.

"Për mua është shumë domethënës fakti që do të kem pranë tifozët shqiptarë. Do të ketë një prani të madhe të tyre në sallë dhe kjo do të më bëjë të ndihem si në shtëpi. Gjithashtu ka dhe shumë tifozë të huaj që do të vijnë posaçërisht për të më përkrahur mua mbi ring”, thotë Seferi.

“ Unë do të bëj maksimumin për të mos i zhgënjyer tifozët e mi dhe premtoj që do të arrij t'i shkaktoj humbjen e parë kundërshtarit Tim Glowacki, që në 23 ndeshje është ende i pathyer", shtoi ai.

Takimin mes Seferit e Glowackit që do të transmetohet live të shtunën prej orës 19:30 në Supersport 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat