Janar i varfër në La Ligë

Sporti

Janar i varfër në La Ligë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 09:33

Klubet nga La Liga e mbyllën afatin kalimtar të janarit me blerje të vogla. Në total, ato shpenzuan 45 milionë euro, duke përfituar 34.3 milionë euro nga shitjet. Shifrat më të ulëta në gjashtë vitet e fundit.

Afati kalimtar i janarit në La Ligë u mbyll me shpenzime prej total 45 milionë eurosh, dhe 34.3 milionë euro në shitje.

Këto janë shifrat më të ulëta në ligën spanjolle, në gjashtë edicionet e fundit.

Një pjesë e madhe e shpenzimeve u bë nga Valencia që pagoi 25 milionë euro për transferimin e Enzo Perez.

Po ashtu, ardhja e Lucas Silvas i kushtoi Real Madridit rreth 13 milionë euro.

Ndërsa, në mesin e përforcimeve të tjera janë ardhja e Eric Bailly në Villarreal (5.7) dhe Bongonda në Celta (1.3).

Në hyrjë, futbollisti që i solli më së tepërmi para një klubi të La Ligës ishte Gabriel i cili u largua nga Villarreal duke iu bashkuar Arsenalit për 20 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat